Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për vjedhje - Bota Sot
Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për vjedhje

Kronikë e zezë

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për vjedhje

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 15:38
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V.Gj., për shkak të dyshimit të bazuar që me datën 23 nëntor ka kryer veprën penale vjedhje grabitqare dhe lëndim i lehtë trupor ndaj viktimës V.Z., në vendin e tij të punës.

Gjithashtu i njëjti person me datë  26 nëntor   dyshohet të ketë kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë,  ku ka arritur të hyjë në pronën  private të dëmtuarit Sh.B., duke i shkaktuar dëme materiale.

Prokurori i Shtetit ndaj të pandehurin V.Gj., ka propozuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test