18-vjeçarja vetëhelmohet me fostoksinë

Kronikë e zezë

18-vjeçarja vetëhelmohet me fostoksinë

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 22:59
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku një 18-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës duke konsumuar fostoksinë.

Duke iu referuar njoftimit të policisë Durrës, bëhet fjalë për 18-vjeçaren me inicialet Xh.S., banuese në fshatin Perlat.

Vajza është gjetur nga të afërmit dhe se sipas tyre e kanë dërguar menjëherë në urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi i Policisë Durrës:

Më datë 27. 11. 2018, në fshatin Perlat, në banesë, shtetësia Xh. S., vjeçe 18, është vetëhelmuar me fostoksinë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Nenet 99 e 22 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat