Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Zaplluxhë të Dragashit pasi që i njëjti ka depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës dhe nga aty ka arritur t’ia vjedhë një orë dhe një sasi stoli ari, të gjitha në vlerë rreth 7 mije euro.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.