Tentim vrasje për parking, prokuroria kërkon parburgim

Kronikë e zezë

Tentim vrasje për parking, prokuroria kërkon parburgim

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 14:43
Ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit P.K., i cili për shkak të një vendparking në Pejë, ka i goditur me një mjet të fortë në kokë dy persona.

Prokuroria Themelore e Pejës, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit P.K  në drejtim të kësaj vepre penale, për shkak se më datën 12 korrik të këtij viti, rreth orës 10:00, në qytetin e Pejës kishte tentuar t’i privojë nga jeta D.G. dhe F.B. ku pas një mosmarrëveshje rreth një vend parkingu, të njëjtit tenton t’i privojë nga jeta duke i goditur me një mjet të fortë në kokë.

“I pandehuri P.K. nga kryerja e veprës penale gjendej në arrati dhe i njëjti është arrestuar dje në pikën kufitare të Hanit të Elezit, pasi që gjykata kishte lëshuar letër arreshtim më kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Seanca e procedurës së paraburgimit është mbajtur sot para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendos lidhur me kërkesën e prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat