Tre persona janë arrestuar në fshatin Berivojcë të Kamenicës, pasi që të njëjtit në shenjë pakënaqësie lidhur me hapjen e një deponie të mbeturinave, kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.