Vodhi një laptop, një muaj paraburgim

Kronikë e zezë

Vodhi një laptop, një muaj paraburgim

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 10:39
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve të pandehurit E.D..

I pandehuri dyshohet se me datë 14 dhjetor 2018, hynë në dyqanin e I.D., duke shfrytëzuar momentin e përshtatshëm derisa i dëmtuari I.D. ishte larguar nga lokali ku punonte dhe kishte shkuar në lokalin afër tij, i pandehuri E.D., pasi hynë në dyqan, nga tavolina merr kompjuterin laptop të markës “HP” më pas largohet në drejtim të pa njohur, dhe pasi identifikohet nga kamerat e sigurisë,  arrestohet nga Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat