Kukës, rrugët të pasigurta/ Ka incidente të shumta në rrugët e qytetit

Kukësi

Kukës, rrugët të pasigurta/ Ka incidente të shumta në rrugët e qytetit

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 15:33
Rruga në Kukës

Aksidenti që ndodhi paraditen e së martës në aksin rrugor Elbasan Librazhd, fatkëqësisht nuk ishte i pari, por ishte i paralajmëruar, për shkak të rrezikshmërisë së madhe që paraqet ky aks rrugor.

Në më shumë se një rast, specialistët, ekspertët kanë sugjeruar marrjen e masave të menjëhershme për shkak të rrezikshmërisë që ka ky aks.

I pari do të ishte vendosja e rrjetave mbrojtëse në këtë shpat mali, 2 km në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”, përpara qytetit të Librazhdit.

Po pse në kaq vite të cilat ishin dikur, kur është ndërtuar rruga, tashmë nuk vendosen.

Ekspertët thonë se një shkak tjetër i cili çoi në pasojat e rënda të aksidentit të një dite më parë ishte pikërisht kjo. Shikoni vendosjen e këtyre bulonave të strukturave mbajtëse. Këto struktura nuk kanë dështuar, ato nuk janë çarë nga pesha e mjetit, por këto bulona rreth 15 cm janë futur në këtë strukturë, Askush nuk mund ta imagjinojë, qoftë edhe jo specialist që kjo strukturë, zhavorri apo çdo materiali tjetër, pa çimento dhe pa asgjë mbrojtëse të mund të mbajë një mjet, qoftë edhe të tonazhit të ulët siç ishte rasti i një dite më parë.

Sipas ekspertëve një shkak tjetër për aksidente në këtë zonë janë pikërisht parakalimet e gabuara. Kjo ndodh për shkak të trafikut të rënduar që ndodh në këtë aks rrugor ku lëvizin mjete të rënda të transportit ndërkombëtar. Ekspertët sugjerojnë që duhet të gjendet një zgjidhje për zgjerimin e kësaj rruge dhe deri atëherë mund të mendohet në ndalimin e qarkullimit gjatë ditës të mjeteve të tonazhit të rëndë.

Rrugë shqiptare pa cilësi dhe pa siguri, të cilat çdo ditë marrin jetë njerëzish. Askush nuk mban përgjegjësi. Askush nuk e di si merren në dorëzim këto rrugë pa asnjë kriter sigurie, ndërkohë pasojat janë jetët tona.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat