Shtohen divorcet nga dhuna/ Më shumë urdhra mbrojtjeje në Kukës

Kukësi

Shtohen divorcet nga dhuna/ Më shumë urdhra mbrojtjeje në Kukës

Më: 3 prill 2022 Në ora: 13:11
Gjykata e Kukësit

Varfëria, emigrimi, ulja e lindshmërisë, bixhozi, ndarja e pasurisë apo dhuna në familje kanë bërë që në gjykatën e Kukësit të shtohet numri i urdhër mbrojtjeve si dhe divorceve në familjet kuksiane.

Dhuna vitet e fundit  po shtohet si mbi gratë ashtu dhe fëmijët.  Aurora Guska, avokate që trajton rastet e divorceve pranë gjykatës së Kukësit thotë se divorcet kërkohen më së shumti nga gratë

Aurora Guska: Në rritje është dhe numri i urdhër mbrojtjeve për shkak të dhunës që ushtrohet në familje, bënë më dije avokatja Aurora Guska. Pjesë e urdhër mbrojtjes në disa raste janë dhe meshkujt pasi ka gra që ushtrojnë dhunë ndaj bashkëshortëve.

Vetëm në vitin 2021 gjykata e Kukësit ka regjistruar 125 divorce si dhe 63 urdhër mbrojtje në familje. Ndërkohë që në tri muajt e parë të 2022 pranë gjykatës së shkallës së parë Kukës deri më tani rezultojnë të jenë 20 divorce dhe 10 urdhër mbrojtje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat