Babai nga Kukësi kërkon vajzën 18-vjeçe: Ka ikur të hënën nga shtëpia

Kukësi

Babai nga Kukësi kërkon vajzën 18-vjeçe: Ka ikur të hënën nga shtëpia

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Një baba nga Kukësi ka bërë denoncim në polici, pasi e bija 18-vjeçe është larguar nga shtëpi dhe që nga ai moment nuk ka asnjë informacion rreth vendodhjes së saj.

Ndërkohë, policia po punon për gjetjen e vajzës, në mënyrë që ajo të kthehet te familjarët.

“Më datë 06.11.2023, në Komisariatin e Policisë Kukës, ka bërë kallëzim shtetasi 49 vjeç, banues në fshatin Qam, se është larguar nga banesa, vajza e tij 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat