Një roman i ri për fëmijë i shkrimtarit Skifter Këlliçi

Libra

Një roman i ri për fëmijë i shkrimtarit Skifter Këlliçi

Nga: Skifter Këlliçi Më: 29 mars 2021 Në ora: 08:04
Kopertina e librit

Keto ditë Shtëpia Botuese 'Jonalda'në Tiranë nxori në qarkullim romanin për fëmijë 'Katër dhe një qenush pas gjurmëve' të shkrimtarit dhe komentatorit sportiv, Skifter Këlliçi.

Ngjarjet e romanit zhvillohen në një qytet të vogël të Shqipërisë në pranverë të vitit 1998, pas trazirave të një viti më parë me djegie, vrasje dhe grabitje. Katër fëmijë së bashku me qenushin e tyre, Lulu, kanë rënë në gjurmë të dy banditëve që, pasi kanë grabitur të maskuar një bankë, $antën me paratë e kanë fshehur nën një shkëmb në rrethinat e qytetit ku fëmijët banojnë, që kështu ta marrn pas disa javësh. Por u duhet të hedhin në erë një depo, që të krijojnë panik dhe ta kenë më të lehtë të kryejnë qëllimin e tyre kriminal.

Por nuk dinë se krahas tyre është edhe policia që ka rënë në gjurmë të grabitësve.

Teto Kalina, gjithnjë ulur në divan, vazhdonte t’ia këpuste gjumit.Por hapi sytë,kur  dëgjoi zhurmën e derës. Mënjëherë u ngrit më këmbë dhe pa Krenarin dhe Besën të futeshin në dhomën e ndenjes.

-Paske harruar ta mbyllish derën, teto Kalinë! –e qortoi  tha Krenari, si me të qeshur.

-Korba unë! - ia bëri ajo duke përplasur duart.

- S’ka ka gjë, - e qetësoi Besa. - Dëgjove zhurmë sipër?

- Hiç fare! Sytë dollap të hapur i kam pasur dhe veshët  si antena ,po fëmijët, që më iu lumtë,  top kanë fjetur!

- Të falemderit, teto Kalinë, - e përgëzoi  Krenari.

- C’është ai llaf, - ia ktheu ajo.- Përse se jemi kaq miq?

- Të kemi sjellë tortë për ty dhe xha Pandin, - i tha Besa dhe i zgjati  një pako që mbante nu duara

- Falemnderit, po t’ua kishit sjellë fëmijëve?!

-Edhe për ata ka, teto Kalinë,- tha Besa dhe i rrahu me të butë shpatullat e saj të bëshme. - Dhe  tani shko e bëj gjumë të ëmbël, se po kalon  mesnata.

-E po natën e mirë!- u tha ajo dhe doli nga shtëpia.

-Natën, natën!.. - ia kthyen edhe ata të dy.

Pastaj u ngjitën lart dhe bënë  nga dhoma e tyre e fjetjes.

Pa pritur  Besa u ndal.

- C‘pate?-e pyeti i shoqi.

- T’i shoh fëmijet se mos janë zbuluar e ftohen.

- Po nxehtë është, Besë, dhe shi ka për të rënë!..

Mirëpo  Besa hapi ngadalë derën, pastaj  edhe dritën dhe këqyri   me buzëqeshje  nga shtretërit. Dhe nuk përmbajti dot një britmë.

Krenari u  turr pas saj  furishëm  në dhomë.

- C’ka ndodhur ?- e pyeti.

- Obobo... fëmijët nuk qenkan!..Mos i kanë rrëmbyer?.. - gati sa nuk shpërtheu në lotë Besa.

Krenari u hodh në dritaren e hapur dhe pa një këmishë të  të tij , të lidhur pas  hekurit të krevatit. Poshtë tij    qe lidhur edhe më një këmishë tjetër dhe për tokë mezi dalloi dy shami të së shoqes,  të kapura me mëngën e shqyer të këmishës tjetër.

- Paskan zbritur  këndej nga dritarja me këto, - dhe tregoi këmishët e lidhura.

- Po ku të  kenë vajtur? - pyeti Besa e lebetitur. - Pa le tani që do të bjerë edhe shi.

- Dalim dhe i kërkojmë.

Kështu, pasi morën dhe mushama me vete, lanë shtëpinëa pa ditur se nga t’ia   mbanin. Dhe, pa bërë mirë një copë rrugë,  pikasën një kalimtar që nxitonte.

 - Ju lutem,  mos keni  parë dy fëmijë të vegjël? - e pyeti Krenari.

 Më duket se m’i zuri syri nga larg. Por jo dy, por katër dhe me një qenush, - u përgjigj kalimtari.

- Dhe nga po shkonin?

- Andej nga po ndërtohen banesat...

Krenari e falenderoi  dhe së  bashku me Besën  u sul në atë drejtim..

 Fëmijët vazhdonin  ecnin  te veçuar, kur nisën  të binin ca pika shiu.

- Po ku e gjeti edhe tani dhe ky dreq shiu! -tha Gimi.

-Mos  trembe, kthehu,-ia ktheu me të butë Luani,- se ne do të vazhdojmë.

Ai  druhej se mos Gimi, më i vogël se ata, që e kishte sjellë kokën përsëri, mund t’u ngatërronte punë.

- Jo,do të vi, se me ju nuk trembem, - u trimërua  Gimi.

Beni që printe, u kthye nga shokët .

-Ata po i a mbajnë   nga banesat,-u tha.

Kështu ishte. Tasi qw ishte xha Pandi dhe Kësula, Guri, po  u afroheshin pemëve, pishës    dhe  shkëmbit që ngrihej pranë. Nëpër  errësirë zunë  të shquheshin  muret  e dy ndërtesave të para që po ngriheshin.

 Atëhere, Guri, - tha Tasi, - ti shko andej dhe prit shpërthimin...

Guri pohoi me kokë dhe u nda  nga Tasi, që bëri  përpara.

Fëmijët  nga larg  nuk po ua ndanin sytë. Ndërsa xha Pandi po  drejtohej nga hyrja e kantierit, Beni vuri re se Kësula u nda prej tij.   

Ai po ia mban   nga shkëmbi,- tha Luani  dhe tregoi me gisht nga ai.

-Doemos,  që tëmarrë çantën me paratë e grabitura në atë bankën që i kanë fshehur  në të çarën e tij shkëmbi,- tha Beni.- Atëherë, unë dhe ti, Skënder, të ndjekim  xha Pandin e rremë, kurse  ti, Luan me  Gimin,  viriuni pas Kësulës.

- Po sikur unë me Lulun të shkonim në polici? - pyeti si  pa të keq Gimi.

Fëmijët  shikuan  njeri-tjetrin. E morën me mend se Gimi po druhej sa nuk bëhej.

- Nuk mbeti puna që të shkosh ti në  polici, -ia ktheu Gimit këtë radhë disi vrazhdë,- Luani.- Kjo punë, si më të mëdhenj, na takon neve.

Gimi mbeti i nemitur.

-Mos i bjer me qafë, -i tha Beni,- se Gimi  ka të drejtë.

- E morëm me yrysh!- tha Skënderi,- se qysh   se i pamë pamë ata të linin shtëpinë, duhej   t’ia mbanim nga  policia...

 Po ,por tani  është vonë,- tha Beni – Megjithatë, ne të dy, Skënder, vemi te  rojat dhe u themi të tëra atyre.

U ndamë   kështu nga Luani dhe Gimi dhe u vunë pas Kësulës.

Ndërkohë, xha Pandi, çapiti drejt një kalibeje, në dy anët e së cilës qenë ngritur  rrjeta me tela, që rrethonin  kantierin e ndërtimit dhe ku nën dritën e fortë një projektori  shihej një rojë, veshur me mushama.

 Erdhe, xha Pandi? - e pyeti roja.

Besoj në kohë, - iu përgjigj ai.- Ora është fiks 11.00.

Pale, po sonte nuk do të na lere rehat as shiu!

E po ka kaq kohë pa rënë...

Por edhe ato pak pika, që  xha Pandi kishte dashur të shndërroheshin në rebeshe,si për inat të tij, reshtën.

Atëherë, po vete te magazina, - i tha rojës.

Ik, shpejt, xha Pandi,- ia ktheu  roja,- se Todi mezi po të pret që të ndërrohet.

Dhe xha Pandi nxitoi andej.

 Kësula, duke u fshehur pas trungjeve të pemëve, arriti pranë  pishës, ngjitur me shkëmbin.

Luani dhe Gimi e ndiqnin  nga larg, ndonëse gjunjët u dridheshin dhe mezi  hidhnin hapat përpara.

- Ti, me gjithë Lulun  rri andej ,- i  tha Luani Gimit.      - Unë po i shkoj Kësulës  nga pas. Më kupton?

Gimi vetëm sa tundi kokën, se  zëri   i mbeti në fyt        -Prapë ke  frikë? - e pyeti Luani.

 -Unë,? Po kam...jo,jo, s’kam, desha të them...se kam… Lulun!..

 Dhe e ngriti dhe e shtrëngoi qenushin e tij në krahë.

Mirë, rri këtu prapa kësaj peme, - vazhdoi Luani që , $’është e vërteta, edhe ai, nga frika, me zor  po  i nxirte fjalët nga goja. - Kur të bëj shenjë, ndërseje Lulun të sulet.

Pastaj Luani iu kthye qenushit  dhe i tha:

 Shëëët, Lulu, aman, mos  na lih!..

Lulu tundi kokën, si të kuptonte ç’po i thoshte Luani, me të cilin tanimë ishte bërë mik .

E po kalofsh mirë, xha Pandi, - tha  Todi  që po linte shërbimin.- Dhe mos harro të veshësh mushamanë, se shiu është në të filluar.

Kam ombrellën, -iu përgjigj ai.- Pastaj nuk bëhet qameti, se vetëm këtë natë do të jem rojë në  ndwrresën e tretë.         Todi  në dorë u largua  nga magazina.

Xha Pandi  e ndoqi me  me sy,  deri sa ai u largu tutje gardhit me tela të kantierit   dhe hyri në magazinën, të mbushur  me lëndë ndërtimi.

 U sul  vrulltas  nga një anë e saj  ku ëënë vendosur  radhë dërrasash, u përkul, nxori nga çanta e tij pakon e madhe të dinamitit, e vendosi diku poshtë tyre, pastaj shtriu një fitil dhe nxori  çakmakun nga xhepi i zhaketës, që ta ndizte.

Por  mbeti i ngrirë, kur  para tij dalloi tri hije në dysheme. Ktheu  rrëmbimthi kokën, u rrek  të nxirte nga brezi, këtë radhë jo thikën, por një revolver, mirëpo mbeti i trallisur, ku  përballë tij pa Fredin dhe dy policë bri tij, të tre me revolverë në duar. 

-Duart lart,  Pandi Nani  ose saktë, Tasi Skendi, -i tha Fredi rreptë. - Në emër të ligjit je i arrestuar!..

- Ç’është kjo lojë, Fred?..- u orvat tjetri të vinte buzën në gaz.

-Këtë lojë e fillove ti, qysh   me atë tjetrin, Kësulën, ose Guri Hasin, të cilit, edhe atij po i vjen fundi; grabitët   atë bankën, vratë  kasierin dhe erdhët  këtu për të kryer, ja këtë qe keni kurdisur: të hidhni në erë magazinën, të vritni kështu edhe njerëz, të ndillni  panik  që  të kryeni atë qe i keni vënë vetes qëllim, dhe të zhdukeni.Tani  ne e po i japim  fund kësaj loje...

 Policët i vunë Tasi Skendit, më shumë i vdekur se i gjallë, prangat  dhe e morën përpara.

Po në të të njejtën kohë,   Beni dhe Skënderi  i ishin afruar  rojës. Të dy duke dihatur me vështirësi.

Kapeni atë  rojën që mban emrin e rremë xha Pandi, -mundi të thoshte Beni,- se ka njw çantë dhe brenda saj një pako të madhe  me dinamit.

Roja nënqeshi.

Nuk e kemi me shaka, - vazhdoi këtë radhë Luani.

 Mos u bëni merak, fëmijë. Policia është brenda në magazinë.

Fëmijët mbetën të stepur. Roja u përkëdheli kokat.

Kësula iu afrua shkëmbit dhe u fsheh diku aty. Po sytë nuk ia ndante   magazinës, që mezi shquhej nëpër errësirë. Dukej si ndër ethe.

Qielli po sterrosej edhe më shumë, por shi ende nuk po binte.

Po $’pret, Tasi,  që t’u thafshin duart! - bërbëliti. - Përse nuk e ndez fitilin!..

Pastaj heshti dhe rënkoi.

Po sikur ta kenë kapur?! - bërbëliti përsëri i llahtarisur.

Atëherë, doli nga vendi ku ishte fshehur dhe bëri  drejt pirgut të gurëve, hoqi  degët e pishës mbi të,  pastaj bashkë me gurët i flaku  si të mundte gjithandej; me një hekur si qysqi që kishte  në xhep,  lëvizi një gur të madh dhe zbuloi kështu gropën; zgjati  dorën deri poshtë saj dhe nxori  që andej çantën plot para, që së bashku me Tasin kishin   fshehur para disa javësh.

Atëherë rrëmbimthi bëri të ikte nga sytë këmbët.   

Luani  në një anë dhe dhe Gimi  në anën tjetër, ndiqnin   tërë angwshti  veprimet e tij dhe mbetën te befasuar. Gimi  hodhi sytë  nga Luani dhe sapo nëpër errësirë  shqoi dorën e tij që u ngrit lart, ndërseu qenushin:

Forca, Lulu, hidhiu atij me kësulë!... 

Dhe Lulu bëri një të  kërcyer  dhe veç e kur e kafshoi Kësulën, këtë radhë jo në gjunjë, si një natë më parë, por drejt e në dorën që e mbante të shtrënguar pas çantës plot para.

Kësula u çakërdis  dhe kërkoi t’i shmangej atij kafshimi. Ndaj tundi dorën dhe  bashkë me çantën zuri të tundej  edhe  Lulu. Megjithatë, qenushi  nuk i shkëpuste  dhëmbët nga dora e  Kësulës,  që vazhdonte të ulërinte.

Bobo,qenka ai  qenushi  i brendshëm!..- ia dha pastaj kujës Kësula.

 Dhe ashtu zuri të vraponte. Ca më tutje pikasi  Gimin me Luanin që tani ndodheshin pranë njeri-tjetrit. Nën dritën e largët të projektorit fytyra iu shtrëmbërua.

Si nuk ta këputa gurmazin mbrëmë! -iu hakërrye Gimit, kur  njohti  se pikërisht , më i shkurtri , kishte qenë ai çuni i vogël, me të cilin ishte ndeshur një natë më parë atje,  pranë asaj pemës…

Të dy fëmijët u drodhën  nga këto fjalë. Aq më tepër kur Kësula   flaku  çantën nga dora dhe bashkë me të edhe Lulun, që  u pwrmbys për tokë, por prapë u ngrit, i gatshëm t’i sulej përsëri.

Atëherë,   me dorën tjetër deshi të  nxirte  thikën që mbante në brez. Por mbeti i shkordhur, jo vetëm se Lulu, kur e pa  që bëri atë lëvizje, i kërceu sërishmi  dhe zuri ta kafshonte ku të mundte, por, edhe sepse, pas  fëmijëve u shfaqën  dy policë me revolverë në duar.

Kërkoi  t’ia mbante nga ana tjetër, por edhe andej i doli  parpara  Fredi  dhe dy policët,  që kishin  vënë midis tyre xha Pandin, pas të cilëve  ndodheshin Beni me Skënderin dhe dy roja të tjera të kantierit.

Mbeti  i shastisur.

Sakaq,  aty ia behën  edhe  Krenari me Besën. Sa u habitën, aq edhe u gëzuan   kur panë dy fëmijët e tyre, Benin, Gimin me  qenushin Lulu!...

Edhe dy vëllezërit, me t’i parë, u sulën nga prindërit   dhe i përqafuan. Atyre u afruan  edhe  Beni dhe Gimi. Iu afrua edhe  Fredi. Ndonëse shumë të trandur, Krenari dhe Besa kuptuan gjatë atyre ditëve diçka shumë e rëndësishme  kishte ndodhur  në jetën e fëmijëve të tyre. Ndaj kishin qenë të hutuar, të çoroditur dhe  të shqetwsuar.

Ju kanë vënë në merak këto javë fëmijët tuaj, si dhe këta dy të tjerët prindërit e tyre, - u  tha atyre Fredi plot. - Por ta dini se të tërë janë të mrekullueshëm!..

Krenari dhe Besa, dhe së bashku me ta, të katër  fëmijët  ndoqën me sy  atë, që, pa e ditur, e kishin njohur dhe quajtur, për fat të keq, si mikun e tyre babaxhan,që fshihej pas xha Pandit,edhe pranë tij atë më kësulë, Gurin, të dy grabitës dhe vrasës, të cilët, të shoqëruar nga policë të tjerë,  i shpunë  nga një makinë e policisë, që ndodhej  diku aty.

Qenushi i ndoqi nga pas  dhe filloi  të lihte.

 Fredi u kthye dhe e mori në duar.

Tani nuk është nevoja të lehësh më, Lulu, -i tha me të qeshur, - sepse edhe ti e kreve  detyrën tënde.

 E uli për tokë  dhe e lëshoi drejt fëmijëve. Gimi zgjati duart   dhe e ngriti  lart.

 Bashkë me të edhe fëmijët e tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat