Në Wattwil të Zvicrës, u bë prezantimi i librit “Shkolla Shqipe në Kantonin e St. Gallenit – vatër e bashkimit kombëtar” i mësuesit Vaxhid Sejdiu

Libra

Në Wattwil të Zvicrës, u bë prezantimi i librit “Shkolla Shqipe në Kantonin e St. Gallenit – vatër e bashkimit kombëtar” i mësuesit Vaxhid Sejdiu

Nga: Mustafë Krasniqi Më: 15 qershor 2021 Në ora: 12:33
Foto

Të dielën me datën 13 Qershor 2021, mësuesi Dr. Vaxhid Sejdiu prezantoi para mysafirëve, mësuesve dhe prindërve të shkollës shqipe librin “Shkolla Shqipe në Kantonin e St. Gallenit – vatër e bashkimit kombëtar”. Në sallën e qytetit ishin saktë 100 veta, aq sa lejonin masat kundër pandemisë. Nga pjesëmarrësit përveç një numër të vogël të nxënësve ishin mësuesit, prindërit, veprimtarët e shkollës shqipe, ambasadori i R. së Shqipërisë z. Gjoni, diplomati i R. së Kosovës z. XhenisHaxhimehmeti, konsulli i R. së Shqipërisë z. Valon Gashi, kryetari i LAPSH për Argau z. Riza Demaj, kryetariLAPSH për kanton Thurgau z. NexhatHyseni, kryetari i Shoqatës “Bashkimi” z. Guxim Alushi etj.

Programin e udhëhoqi ShqiprinaSaqipi– Xhemaili, përndryshe ish – nxënëse e shkollës shqipe, e cila tha:Sot do të bëjmë prezantimin e librit “Shkolla Shqipe në Kantonin e St. Gallenit – vatër e bashkimit kombëtar” të mësuesit tonë Vaxhid Sejdiut.Mësues, prindër dhe veprimtarë të shkollës shqipe në Kantonin e St. Gallenit më se 30 vjet përhapin dritë dhe dituri për fëmijët shqiptarë.

Image

 

Dhe pikërisht në shërbim të këtij misioni është edhe dita e sotme në të cilën do të prezantohet ky libër, i cili na sjell historikun e shkollave shqipe në Kantonin e St. Gallenit. Mësuesi, Vaxhid Sejdiu, përveç punës së tij të palodhur në orët mësimore, angazhimit të tij në organizimin dhe rritën e shkollave shqipe, jo vetëm në Kantonin e St. Gallenit por edhe në mbarë Zvicrën, e sjell para jush edhe librin “Shkolla Shqipe në Kantonin e St. Gallenit – vatër e bashkimit kombëtar”, në të cilin kemi mundësi të shohim nxënësit, prindërit, mësuesit nën emrin e bukur të shkollës shqipe.

Pastaj kryetari i LAPSh për Kantonin e St. Gallenit, z. Mehmetali Sherifi, përshëndeti pjesëmarrësit, kurse mësuesi veteran ishkollës shqipe në Zvicër, z. Shaban Kabashi,foli rreth librit në fjalë.

MësuesiVaxhid Sejdiu, bëri prezantimine librit “Shkolla Shqipe në Kantonin e St. Gallenit – vatër e bashkimit kombëtar” duke e ilustruar me fakte dhe të dhëna punën dhe angazhimin e mësuesve dhe prindërve gjatë këtyre tri dekadave, gjë që zgjoi emocione te të pranishmit. Pas prezantimit të tij, fjalën e mori ambasadori i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Gjoni, i cili foli me respekt të lartë për punën dhe angazhimin e mësuesit Vaxhid Sejdiutnë shërbim të shkollës shqipe, si shembulli më i mirë se si punohet jo vetëm si mësues por edhe si koordinator i shkollave shqipe.

Me një fjalë përshëndetëse, pjesëmarrësit i përshëndeti edhe z.XhenisHaxhimehmeti diplomat në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë, dhe pastaj në emër të Këshillave të prindërve fjalën e morën z. Taip Ibrahimi dhe AdnanFazliu.

Në pjesën e dytë në shenjë respekti për mësuesit, të cilët punuan më se 20 vjet në shkollat shqipe të Kantonit të St. Gallenitu nderuan me mirënjohje, mësuesit Shaban Kabashi, Qefsere Sejdiu dhe HamdiMustafa. Po ashtu me mirënjohje u nderuan edhe veprimtarët të cilët e ndihmuan botimin e librit: z. Taip Ibrahimi,AdnanFazliu, Mehmetali Sherifi, JakupAsani, Rexhep Rexhepi, Adem Osmani, Agron Sherifi dheImitIstrefi.

Programi u mbyll me nxënësit e shkollave shqipe, të cilët edhe pse të paktë nga numri (për hir të vendeve të kufizuara) ata shkëlqyen. U dalluan me recitimet dhe këngët e tyre: Lind dhe Fisnik Maxhuni, Gentonis Shala, Gresa Sahala, Tana dhe Lina Limoni si dhe nxënësit e shkollës shqipe të Buchsit, me një valle popullore.

Dhe në fund pjesëmarrësit hynë në radhë për të marrë nënshkrimin e autorit si dhe për të bërë një fotografi rasti.

Wattwil, 14.06.2021

Kryesia e LAPSh – Kantoni St. Gallen

Sektori për informim

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat