Promovohet libri "Përballë krizës", Angjeli dhe Civici japin rekomandimet për ringritjen ekonomike

Libra

Promovohet libri "Përballë krizës", Angjeli dhe Civici japin rekomandimet për ringritjen ekonomike

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 18:28
Kopertina e librit

Është promovuar këtë të enjte libri "Përballë Krizës-Sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike" nga profesorët dhe drejtuesit e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Anastas Angjeli dhe Adrian Civici. Ky libër vjen vetëm një vit pas publikimit të librit “Kriza ekonomike-në periudhën e koronavirusit" dhe dy ekonomistët kanë analizuar mendimin ekonomik shkencor, por edhe ndryshimin e madh dhe pasojat.

Dy ekspertët e njohur të ekonomisë, profesorët dhe drejtuesit e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Anastas Angjeli dhe Adrian Civici, promovuan këtë të enjte librin “Përballë Krizës-Sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike”.

Ky libër vjen si një analizë më e thellë  dhe e detajuar sa i përket  e zhvillimeve, ndikimeve  implikimeve, problemeve, e pasojave që kriza e koronavirusit krijoi.

Dy ekspertët e ekonomisë kanë analizuar mendimin ekonomik shkencor, shkollat  e këtij mendimi, por dhe  të  një ndryshimi të madh praktik dhe  pasojat.

Adrian Civici u shpreh koronavirusi ishte një krizë ndryshe, pasi erdhi jashtë ekonomisë dhe financave, por me pasoja të forta në to.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, theksoi se e ardhmja është e vështirë të parashikohet, por çdo krizë sjell me vete edhe oportunitete.

Ky libër vjen vetëm  një vit  pas  publikimit  të  librit “Kriza ekonomike- në periudhën e koronavirusit".

Dy autorët nënvizuan se libri pasues nuk  ishte thjesht nje dëshirë por ishte dhe një detyrim ndaj lexuesve.

Mes personaliteteve të njohur të fushës ekonomike, politike dhe shkencave sociale në panel  ishin  të ftuar, kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat