Dëshmi të krimit të pandëshkuar

Libra

Dëshmi të krimit të pandëshkuar

Nga: Sotir Athanasi Më: 1 shtator 2021 Në ora: 19:23
Kopertina e librit

Librin e fundit të akademikut, Prof. Dr. Flori Bruqi, “Dëshmi të krimit të pandëshkuar”, e mbajta gjatë nëpër duar duke e lexuar e shfletuar me laps në dorë. Së brëndëshmi ndjeja një siklet e trazim të ngjajshëm me ato që na bënin të na dridhej jo vetëm zemra, por çdo qelizë e trupit.

Të gjithë kemi parë dokumentarët mbi kasapanat e nazizmit ndaj hebrejve në kampet e shfarosjes në masë. Në furrat e djegies me emra që ngjallin llahtarë, ndonëse isha i bindur që: skenat e ngjajshme, nga kriminelë shpërndarë mbi një popullsi civile, me karakteristika të denja vetëm për dinosaur prehistorikë në parcela me njomishte, fatkeqësisht, i përjetonte populli im autokton.

Në atë krahinë me emrin Kosovë dhe që: me aq puritantizëm, pa asnjë anëshmëri e krah politike, si një gjykatës i veçantë i historisë, por edhe si një prokuror, bir i kombit të vet, ngrihet në lartësinë që ia kërkon koha.

Autori, Prof. dr. Flori Bruqi (për çudinë tonë) ka duruar mbase me dhëmbët shtrënguar nën okelion: Mos durofsh, o Perëndi, por të lutem paisëm me forcë të përballoj dhimbjen dhe t'u them bashkëkohësve të mi, që: të jenë vigjilent e të hapin sytë për atë që kanë kaluar bashkëkombësit e mi. Kaq.

Se Prof. Dr. Flori Bruqi, si ndonjë Apostul i dërguar nga fuqiploti, hulumton në dokumentacion.

I qëmton me durimin e kirurgut neuropsiqiatër ato, përpara se t'ia paraqesë botës, e cila (O Zot!) e ka më të lehtë shpërfilljen dhe rehatinë, se sa të vigjëlojë se çfarë ndodh rreth saj!

Oh! Po si ka mundësi që kontinenti ynë i vjetër të jetë plakur kaq shumë (se s'dua të them është matufjepsur) kaq skajshëm, sa të mos dijë të dallojë. Çfarë?

Atë që të rinjtë e nazistizuar serbë, alla (Turma Arkan), kishin kohë që nuk u dërgonin të dashurave të tyre (në qoftëse ende ekzistonte dashuria) buqeta me lule të freskëta. Jo.

Ata i zëvëndsuan ato me krena njerëzish civilë të pafajshëm. Shënja këto të një barbarizmi modern. Le t'i referohemi historisë. Hitleri hypi në fuqi më '33-shin. Më '39, sulmoi Çekosllavakinë.

Pra, vetëm gjashtë vjet iu deshën të helmonte rininë e vëndit të tij, që: për hir të një Gjermanie të madhe, të hiqte dorë nga lulet, nga dhimbja kur sheh lotët e një nëne, nga humanizmi kur të del përpara një paraplegjik, nga... Nga ndihma mbimë të pafuqishme, nga. . .

Edhe katrani Millosheviq, këtë bëri. E filloi me paramilitarët për një Serbi të madhe dhe solli kasapanën ndaj popullit boshnjak. Parimi i të pangopurit, është: “oreksi hapet duke ngrënë”. Shpërfillja e Kontinentit Matuf Europian, solli masakrat nga më të rafinuarat e më të përgjakëshmet tashmë, edhe në Kosovë.

E dini, miqtë e mi, si quhej plani për gjenocid e shfarosjen nga trojet e tyre mijëravjeçare, nënvizoj, autoktonët, një gjakësit tanë të Kosovë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat