Xhelozia është sëmundje

Libra

Xhelozia është sëmundje

Nga: Ilir Muharremi Më: 16 tetor 2021 Në ora: 17:44
Kopertina e librit

 "Sa herë që hyja në banesë, më priste Maria. Pyetjet e saj qenë, si: “Ku dreqin ke qenë?”. Çdo gjë në kokën time sillej. Shpesh e pyesja se ku ka qenë ajo, derisa përgjigjen e kishte në majë të gjuhës: “Supozohet të isha në banesë para tre orësh. Çfarë dreqin ke marrë? Çfarë ke pirë?”, - më pyeti.

 “Do të të them atë çfarë nuk kam marrë.”, - i përgjigjesha. “Gjepurat e tua janë bezdisëse.”, - ma ktheu.

Insistoja në mendimet e mija.

“Nuk jam marrë me gjepurat e tua”. E vështroja enteierin e dhomës, teksa sillej rreth meje. Çdo orendi tashmë ishte kthyer mbrapsht. Vërej ca hije nëpër mure të cilat zmadhohen dhe zmadhohen, drita shfaq siluetë kërcënimi, e unë i djersitur me të rrahura ekstreme të shpejta të zemrës nën nxehtësinë e brendshme ndiej frikë. Gjunjët më janë shtrënguar dhe hapat e mi janë shumë të ngadalësuar.

I flas Marisë për shpresat e humbura, për një lumë dikur që asnjëherë nuk ka ekzistuar..."

Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat