"Ti" roman i veçantë

Libra

"Ti" roman i veçantë

Nga: Ilir Muharremi Më: 28 tetor 2021 Në ora: 16:32
Ballina e librit

Bëra ca hapa drejt uniformave të cilat ishin të varura në një dollap. Nuk mendoja ta zgjidhja, cila është më e bukur, por cila e kishte numrin tim. I mora pantallonat dhe këmishën, u skajova pak, sepse kërkoja intimitet për ta veshur. E vesha këmishën, i mbërtheva pullat, mirëpo mëngët ishin pak më të gjata.

Ndërsa, pantallonat në bel ishin fikse, kurse gjatësia e tyre disa centimetra zvarritej nëpër tokë. Në krahë të këmishës shkruante UÇK dhe në mes ishte flamuri shqiptar. 

“Me shëndet!”, - klithi njëri afër meje. Derisa tjetri m’i rrihte krahët, duke më quajtur trim e luan. Më dukej vetja si në ndonjë film me temë të luftës. 

“Merr një sy gjumë e nesër në mëngjes në orën pesë zgjohemi dhe pastaj fillojmë me ushtrimet.”, - pëshpëriti dikush...

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat