Për 50 vjetorin e vdekjes, u promovua libri monografik “Smajl Ali Bicaj – Një jetë për arsim, liri dhe bashkim kombëtar”

Libra

Për 50 vjetorin e vdekjes, u promovua libri monografik “Smajl Ali Bicaj – Një jetë për arsim, liri dhe bashkim kombëtar”

Prof. Sadik Bicaj Nga Prof. Sadik Bicaj Më 21 korrik 2022 Në ora: 18:00
Kopertina e librit monografik “Smajl Ali Bicaj – Një jetë për arsim, liri dhe bashkim kombëtar” nga prof. Xhavit Bicaj

Prof. Dr. Xhavit Bicaj, është autor i katër librave profesionalë, për studentë të Fakultetit të Mjekësisë, ndërsa monografia “Smajl Ali Bicaj –Një jetë për arsim, liri dhe bashkim kombëtar”, është libri i tij i pestë.

Ky libër monografik, në vete trajton ngjarje të rëndësishme historike dhe shoqërore, që u zhvilluan para dhe pas LNÇ, në Shqipëri dhe Kosovë, ngjarje këto të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, pasqyrojnë edhe ngjarje të veçanta, si Epopenë e rrethimit të Istogut, burgosjet e shqiptarëve në burgun e Goli Otokut, vrasjet dhe torturimin e shqiptarëve për armë, gjatë kohës së Rankoviqit, etj.

Libri “Smajl Ali Bicaj –Një jetë për arsim, liri dhe bashkim kombëtar”, shpreh një guxim intelektual të autorit, dhe një vlerë të veçantë për kohën.

Image
Pamje nga promovimi i librit monografik “Smajl Ali Bicaj – Një jetë për arsim, liri dhe bashkim kombëtar” nga prof. Xhavit Bicaj

Monografia në fjalë është ndarë, nga autori, në dhjetë kapituj, dhe si e tillë përbën një tërësi të vetme, por lihen mundësitë e zgjerimit dhe plotësimit të ngjarjeve dhe personazheve të saj, me rastin e ndonjë ribotimi të plotësuar.

Në mënyrë që libri të dalë sa më i plotë dhe sa më bindës për lexuesin, autori Bicaj, ka shfrytëzuar burime të ndryshme të informimit, nga shtypi i kohës, libra historie, procesverbale të ndryshme, deklarime dhe opinione të shumta, të calat argumentojnë veprimtarinë atdhetare të veprimtarit Smajl (Ali) Bicaj.

Figura e atdhetarit Smajl (Ali) Bica, në këtë libër, është portretizuar mirë, ndërsa një portretizim i tillë iu është bërë edhe figurave të tjera të kësaj monografie, në veçanti kryeplakut të atëhershëm të komunës së Vrellës, Ramë Alisë, përfaqësuesit të Lidhjes Shqiptere të Prizrenit, Sylë Shaban Bicaj, pastaj Smajl Bajram Bicajt (prirësit të rrethimit të Istogut), të burgosurve në burgun e Goli Otokut: Tahir Alisë, Mustafë Alisë, Jusuf Bicaj, Ilaz Bicaj, etj.

Image
Një pjesë e vogël e familjes, pranë varrit të Smajl Alisë

Figura e atdhetarit të devotshëm Smajl Ali Bicaj, ka nevojë të shndritet edhe më shumë, sidomos periudha kohore sa ai jetoi dhe veproi, si i përndjekur politik, në Shqipëri, në kohën e Ahmet Zogut, pastaj në burgun famëkeq të Goli Otokut, si dhe kontributi i tij gjatë periudhës së LNÇ-së.

Libri monografik “Smajl Ali Bicaj –Një jetë për arsim, liri dhe bashkim kombëtar”, i autorit Prof. Dr. Xhavit Bicaj, është shkruar me një gjuhë dhe stil të veçantë dhe të ngritur.

Image
Autori i monografisë, Prof. Dr. Xhavit Bicaj

Mendoj që botimi i kësaj monografie, do ti plotësojë sadopak nevojat e kohës për këtë lloj zhanri, por do të jetë edhe një shtytje e madhe ndaj njerëzve të dijes, që të mos hezitojnë dhe të rrinë duarkryq, por të shkruajnë sa më shumë, në mënyrë që ngjarjet e tilla të mos lihen në harresë.

Pra, libri monografik “Smajl Ali Bicaj –Një jetë për arsim, liri dhe bashkim kombëtar”, mund të konsiderohet si një dritare e hapur, nga mund të komunikojnë breznitë e reja, me të kaluarën tonë të hidhur, dhe të mësojnë dhe të veprojnë për një të ardhme të ndritur.

Autori: redaktor i monografisë

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat