Uji trëndafilit, ideal për çështje estetike

Life style

Uji trëndafilit, ideal për çështje estetike

Më: 25 mars 2019 Në ora: 16:18
Ilustrim

Uji i trëndafilit mund të shërbejë si një tonik mjaft i mirë natyral për të trajtuar problemet e lëkurës, sidomos qarqet e errëta poshtë syve.

Disa përfitime që sjell uji i trëndafilit në lëkurë:

Hidraton lëkurën.

Rikthen ekuilibrin e pH të lëkurës dhe zvogëlon pigmentimin e tepruar të saj.

Antioksidantët e gjendur në ujin e trëndafilit forcojnë dhe rigjenerojnë qelizat e lëkurës.

Ka veti anti-inflamatore, redukton ënjtjet dhe skuqjet e lëkurës.

Ka veti anti-bakteriale, kështu që detoksifikon lëkurën dhe e bën atë më me shkëlqim.

Përmban shumë vitamina dhe minerale, përfshirë këtu vitaminat A dhe C, të cilat forcojnë sistemin imunitar dhe e mbajnë lëkurën të shëndetshme.

Hap poret e bllokuara dhe pastron qelizat e vdekura.

Si të përgatisni lëng trëndafili?

Në një litër ujë të pastër shtoni disa petale trëndafili dhe lërini të qëndrojnë për 2 javë në një vend të errët, të freskët e të thatë. Pas këtyre ditëve është i gatshëm për t’u përdorur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat