Për rroba super të bardha dhe pa njolla: Vetëm shtoni aspirinë në rrobalarëse - Bota Sot
Për rroba super të bardha dhe pa njolla: Vetëm shtoni aspirinë në rrobalarëse

Life style

Për rroba super të bardha dhe pa njolla: Vetëm shtoni aspirinë në rrobalarëse

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 10:24
Ilustrim

Të gjithë e urrejmë kur rrobat e bardha shndërrohen në të hirta pas larjes dhe vazhdojmë të përpiqemi t’i largojmë shenjat nga to apo t’ua rikthejmë ngjyrën origjinale.

Fatkeqësisht, shumica e produkteve që i blejmë për ta kryer këtë funksion dështojnë të na i dhurojnë efektet e dëshiruara, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, këshilla e mëposhtme do t’jua shpëtojë rrobat e bardha!

Siç duket, një pilulë e zakonshme e aspirinës është efektive për largimin e njollave dhe zbardhjen e rrobave po aq shumë sa produktet komerciale.

Çfarë duhet të bëni:

Shtoni 300mg tableta aspirinë në 7 litra ujë të nxehtë dhe lërini të treten. Pastaj, zhytni rrobat e bardha aty dhe lërini ashtu tërë natën.

Në mëngjes, vendosni rrobat në rrobalarëse, shtoni prapë disa pilula aspirinë dhe pastroni si zakonisht.

Besoni ose jo, efektet do t’ju lënë gojëhapur! Kjo procedurë nuk i dëmton materialet dhe i largon ndyrësirat. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...