Flokët i janë rritur dy centimetra për shtatë ditë, ky është sekreti i saj! - Bota Sot
Flokët i janë rritur dy centimetra për shtatë ditë, ky është sekreti i saj!

Life style

Flokët i janë rritur dy centimetra për shtatë ditë, ky është sekreti i saj!

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 10:45
Foto Ilustrim

Në kushte normale flokët rriten maksimalisht dy centimetra në muaj. Mirëpo nëse dëshironi që ta shpejtoni rritjen apo ato vazhdimisht ju pëlcasin, mund të bëni serumin për të cilin blogerja e modës Farah Dhukai thotë që bën mrekulli

Asaj për vetëm një javë flokët i janë rritur dy centimetra!.

Nëse flokët tuaj janë më cilësore, mund t’i rrisni madje edhe deri në katër centimetra!

E gjitha që ju duhet për këtë serum janë vaji i kungullit dhe vaji eterik i mentes dhe nanes.

Image

Receta:

Përgatisni serumin në atë mënyrë që vaji i kungullit të jetë baza në të cilën do të shtoni vetëm disa pika vaj mente.

Ngroheni këtë përzierje në avull dhe pastaj të ngrohtë fërkojeni lëkurën e kokës, lehtë duke i bërë masazh.

Pastaj bëni flokët të lëpira, përdorni masazherin e kokës dhe përdorni sërish deri në shtatë minuta.

Ky është truk magjik, sepse shpejton qarkullimin e gjakut.

Kur të përfundoni, lani flokët menjëherë apo pasi të zgjoheni në mëngjes nga gjumi, varet nga dëshira juaj.

Serumin përdoreni çdo ditë gjatë një jave.

Vaji i kungullit përmban thartira yndyrore, vitaminë B dhe nutrienë të tjerë esencialë të nevojshëm për rritje të flokëve.

Vaji i mentës stimulon dhe rinon folikulat të cilat ndikojnë në rritjen e flokëve. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat