Këtë pyetje askujt mos ia bëni – të gjithë do të ofendohen

Life style

Këtë pyetje askujt mos ia bëni – të gjithë do të ofendohen

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 00:25
Foto ilustrim

Disa pyetje janë aq të pahijshme sa që është më mirë që kurrë të mos ia bëni askujt

Ekziston një pyetje e turpshme të cilën shumica e njerëzve rregullisht ua bëjnë të tjerëve, por që fare nuk e dinë që shkaktojnë ofendime, theksojnë ekspertët e mirësjelljes.

Nëse dikë e pyetni përse duket i lodhur, madje edhe nëse qëllimet tuaja janë të mira, bëni gabim serioz, thotë ekspertja e bontonit Bonnie Tsai, themeluese e programit Beyond Etiquette, shkruan Yahoo!

– Ndoshta mendoni që tingëllon sikur jeni të brengosur për mirëqenien e personit tjetër, mirëpo mbase nuk do të tingëllojë ashtu. Dikush mund të kuptojë me pyetjen e tillë po dëshirojnë ta mbrojnë apo që të imponohen – shpjegon Tsai.

Ajo thotë që disa njerëz mbase kanë probleme shëndetësore për shkak të të cilave duken të lodhur, mirëpo kjo nuk do të thotë patjetër që dëshirojnë të ndajnë me ju historinë e sëmundjes.

Tsai thotë që për shkak të kësaj pyetjeje mund duket si e tepruar dhe ndoshta e pashembullt, sikur po e studioni dukjen e ndokujt.

– Nuk ka nevojë që njerëzit të ndihen në mënyrën e cila është e pranueshme për standardet tuaja,apo për standardet shoqërore – thotë Tsai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat