Ja pse duken kaq të bukur dhe shëndetshëm flokët e lyer me këna

Life style

Ja pse duken kaq të bukur dhe shëndetshëm flokët e lyer me këna

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Përveçse intensifikon dhe thekson reflekset natyrale, ndihmon në forcimin e fijeve, për t’u dhënë ushqyerje dhe hidratim flokëve.

E njohur që nga kohët antike për vetitë e saj ngjyrosëse, kënaja, është një pluhur me ngjyrë jeshile i përftuar nga bima Laësonia Inermis, e cila lëshon një pimgent portokalli në bakër të përdorur gjerësisht në botën e ngjyrave të flokëve.

‘Tonaliteti varion në bazë të vendeve. Këtë bimë e gjejmë kryesisht në Lindjen e Mesme, Indi, Afrikën e Veriut, Azi. Karakteristikat e saj ndikohen nga kushtet klimatike dhe mjedisore”, shpjegon Matteo Pantani, Ceo i Phitofilos, një kompani kozmetike italiane për Vanity Fair.

Zakonisht jemi mësuar të shohim kënanë e zezë, por ai rekomandon se nëse kënaja përzihet me bimë të tjera me refleks të çelët mund të përftojmë tonalitete të hapura. Këto bimë janë: kamomili, kurkumaja, etj.

Ai gjithashtu shton se kënaja ka një aktvitiet rregullues tek flokët e yndyrshëm. Ai

sugjeron aplikimin e kënasë dhe pas një muaji mund ta riaplikoni vetëm në zonën e rrënjës, ku ju janë rritur flokët.

Eksperti kozmetikës nuk sugjeron të aplikohet shpesh në gjatësinë e flokëve pasi do ta errësonte dhe shtresëzonte ngjyrën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat