Arrestohet një shtetas i Algjerisë në aeroportin e Shkupit

Maqedonia

Arrestohet një shtetas i Algjerisë në aeroportin e Shkupit

Më: 2 janar 2019 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Dje në Aeroportin e Shkupit është arrestuar një shtetas i Algjerisë, i cili është dyshuar për falsifikim të dokumenteve për udhëtim.

“Dje rreth orës 17:40 gjatë daljes nga Maqedonia pas kontrolleve nga ana e zyrtarëve policorë, 37-vjeçari V.B nga Algjeria me pasaportë sllovake është arrestuar për shkak të dyshimeve për falsifikim të pasaportës”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se ai është dorëzuar në stacionin policorë për procedurë të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat