Kërkohet përshpejtimi i punimeve në autostradën Kërçovë-Ohër

Maqedonia

Kërkohet përshpejtimi i punimeve në autostradën Kërçovë-Ohër

Më: 2 janar 2019 Në ora: 20:53
Ilustrim

Qeveria ta mbajë fjalën dhe deri në vitin 2021 ta ndërtojë autostradën Kërçovë – Ohër, kërkojnë nga sektori i turizmit dhe ai i biznesit nga rajoni i Ohrit dhe Strugës.

Ata konsiderojnë se ndërtimi i këtij seksioni të autostradës, i cili është i rëndësishëm, jo vetëm për zhvillimin e biznesit, por edhe për turizmin si degë ekonomike duhet të përshpejtohet. Askush më nuk dëshiron të udhëtojë nga 3 – 4 orë nga njëra në anën tjetër të vendit.

“Në vendet normale, për shembull në Slloveni 150 km i udhëton për një orë e gjysmë, e jo për 3 orë. Unë pres që, jo deri në vitin 2021, por që nga fillimi, pas 15 janarit, Qeveria, pas ndryshimeve kushtetuese, të cilat janë parakusht për hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe vazhdimin e negociatave me partnerët evropianë, t’i kushtohet vëmendje më serioze këtyre nevojave sociale, sepse nuk është vetëm autostrada”, thotë Mehmed Xemailovski, biznesmen nga Struga.

Hotelierët, nga ana tjetër me kërkesa më të forta deri te pushteti. Ata thonë se pamjen e parë që e kanë mysafirët për shkak të autostradës së pa ndërtuar nuk është e mirë.

“Duhet bërë përpjekje që nga aeroporti i Ohrit, si dhe hyrjet në Ohër dhe hyrjet në Strugë për t’u përfunduar deri në sezonin e ardhshëm 2019. Duke pasur parasysh që vizitorët 70% vijnë me transport ajror, të paktën kjo pjesë të jetë e rregulluar dhe do të kemi një pamje të re”, deklaroi Kërste Blazheski, kryetar i Hotam-it.

Sipas pamjes në terren, ndërtimi i autostradës vazhdon ende në një ritëm të ngadalshëm pa prani më të madhe të punëtorëve dhe mekanizimit. Me aneksin e tretë të marrëveshjes së shtetit me kompaninë kineze Sinohidro është përcaktuar nevojë për një shtesë prej 178 milion euro për këtë pjesë të autostradës. Me këtë, ndërtimi i autostradës së gjatë 57 km do të kushtojë 598 milionë euro. Me aneksin e ri, Sinohidro duhet të ndërtojë nëntë lidhje rrugore që nuk ishin paraparë më parë, si dhe një rrugë alternative nga Preseka në Arbinovë, të kryejë punë shtesë në tunelin e Presekës .Fillimisht, autostrada ishte planifikuar të përfundonte deri në janar të vitit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat