Zaev: Nuk ekziston mundësia të ndryshohet Marrëveshja e Prespës - Bota Sot
Zaev: Nuk ekziston mundësia të ndryshohet Marrëveshja e Prespës

Maqedonia

Zaev: Nuk ekziston mundësia të ndryshohet Marrëveshja e Prespës

Më: 4 janar 2019 Në ora: 13:53
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, në një intervistë për gazetën greke “Efimerida” ka thënë se nuk ekziston mundësia që Marrëveshja e Prespës të ndryshohet.

Ai në këtë intervistë ka folur edhe për marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Greqisë, dobitë e Marrëveshjes së Prespës, proceset në Kuvendet e të dy vendeve, anëtarësimi në NATO si dhe çmimi “Nobel” për paqe.

Ai shtoi se Maqedonia dhe Greqia si dhe qytetarët e tyre mund të jenë miq të sinqertë dhe se procesi për marrëveshje është i pakthyeshëm.

“Nuk ekziston mundësi të ndryshohet Marrëveshja e Prespës, procesi është i pakthyeshëm. Bëhet fjalë për ligj, gjithashtu edhe ndryshim kushtetues. E ndryshojmë Kushtetutën pasi besojmë në të ardhmen e qytetarëve tanë dhe të rajonit, ndërsa duam të dërgojmë mesazh edhe për Evropën”, tha Zaev.

Ai shpreson se marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit do të merr dritë të gjelbër nga deputetët e të dy vendeve, ndërsa nuk fshehu shqetësimin për atë të se si do të kalojë ratifikimi në Kuvendin e Greqisë.

Ndërsa sa i përket çmimit “Nobel” për paqe, Zaev tha se i ka shkruar kryeministrit grek Alexis Tsipras për të thënë se kjo është nder i madh, ndërsa ai i është përgjigjur se çmimi më i madh është miqësia mes dy vendeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...