Qeveria e Maqedonisë uron qytetarët për ndryshimin e emrit - Bota Sot
Qeveria e Maqedonisë uron qytetarët për ndryshimin e emrit

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë uron qytetarët për ndryshimin e emrit

Më: 11 janar 2019 Në ora: 19:42
Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, përmes një kumtese për media ka uruar qytetarët e vendit, për siç thonë, shënimin e kapitullit historik për vendin.

Nga qeveria thonë se ky është akt që jep përgjegjësi shtetërore dhe patriotizëm të fuqishëm, pasi realizohen qëllimet madhore – anëtarësimi në BE dhe NATO.

“Deputetët duke e pasur parasysh interesin e lartë të qytetarëve, votuan “pro” marrëveshjes e cila mundëson integrim ndërkombëtar dhe njohje të shtetit tonë si sovran, me identitetin e garantuar maqedonas. Realizimi i këtyre dobive ka ardhur përmes precizimit të emrit të shtetit tonë me përcaktim gjeografik – Republika e Maqedonisë së Veriut”.

“Përveç kësaj, gjuha maqedonase do të jetë e njohur ndërkombëtarisht. Himni jonë, flamuri jonë – mbeten të njëjtë dhe të mbrojtur. Shtetësia jonë do të jetë maqedonase/qytetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga qeveria.

Ata shtojnë se sot është hapur perspektivë e re për gjithë qytetarët e vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...