Kryetari Limaj përshëndet miratimin e emrit në Maqedoni - Bota Sot
Kryetari Limaj përshëndet miratimin e emrit në Maqedoni

Maqedonia

Kryetari Limaj përshëndet miratimin e emrit në Maqedoni

Më: 11 janar 2019 Në ora: 21:25
Fatmir Limaj

Fatmir Limaj, përshëndetë vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për ndryshimin e emrit.

Limaj ka thëne se deputetët e Kuvendit të Maqedonisë Veriore, me votën e tyre pro marrëveshjes se Prespës për ndryshimin e emrit, zgjodhën rrugën e integrimeve evropiane.

“Miratimi i ndryshimeve kushtetuese konfirmon të ardhmen evropiane të shtetit tonë fqinj, Maqedonisë Veriore dhe i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon. Përgëzoj deputetët e Kuvendit të Maqedonisë Veriore, veçanërisht deputetët shqiptarë, të cilët me votën e tyre ishin përcaktues në miratimin e ndryshimeve kushtetuese”, ka shkrua kryetari Limaj.

Ai thotë se me votimin e sotëm në Kuvendin e Maqedonisë Veriore, po mbyllet një nga temat e hapura në këtë pjesë të Ballkanit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...