Arsovski: Vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje për shkak të obligimeve të shumta që e presin në rrugën e integrimit euroatlantik - Bota Sot
Arsovski: Vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje për shkak të obligimeve të shumta që e presin në rrugën e integrimit euroatlantik

Maqedonia

Arsovski: Vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje për shkak të obligimeve të shumta që e presin në rrugën e integrimit euroatlantik

Më: 18 janar 2019 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Kërkesa e opozitës maqedonase për zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet e rregullta presidenciale në pranverë, nga njohësit e çështjeve politike vlerësohet si e papërshtatshme në rastin e Maqedonisë, edhe pse sipas tyre, në momente të rëndësishme apo kur shtetet marrin vendime që mund të jenë edhe historike, do të ishte normale të ketë zgjedhje, për të verifikuar apo hedhur poshtë vendimet që mund të kenë marrë.

Analisti Petar Arsovski thotë se institucionet e Maqedonisë kanë marrë një vendim madhor për çështjen e emrit, por vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje për shkak të obligimeve të shumta që e presin në rrugën e integrimit euroatlantik.

“Kur shteti bën një hap të këtillë radikal dhe ndryshon strategjinë nacionale rreth disa çështjeve politike, vlerësoj se nuk është jo logjike që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare që të konfirmohet një strategji e tillë dhe të bëhet një konfigurim i ri i forcave politike në vend”.

“Por, kjo kërkesë në rastin e Maqedonisë vjen në një moment aspak të volitshëm pasi ndodhemi në një moment shumë të rëndësishëm, të para-nisjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kur ekonomia pret një stabilitet që të mund të lëvizë nga gjendja e rëndë, në të cilën ndodhet”, thotë Arsovski.

Ai arsyeton se kërkesa e OBRM-PDUKM-së ka të bëjë me tendencën për, siç thotë, konsolidimin eventual të saj pas dështimin të strategjisë për parandalimin e zbatimit të marrëveshjes për emrin.

“OBRM-PDUKM-ja nuk ka më se çfarë të bëjë. Pas një situate të këtillë opozita duhet të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi strategjia e saj e deritashme nuk pati sukses. Tani ajo tenton të shfrytëzojë momentin apo çmimin që ende është i freskët, por jo edhe përfitimet, që të shkohet në zgjedhje me besimin se mund të përmirësojë imazhin apo të rikthejë qeverisjen e vendit”, thotë analisti Petar Arsovski.

Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve politike, Xhelal Neziri,thotë se kërkesa e OBRM-PDUKM-së për zgjedhje më shumë ka të bëjë me interesin e kreut të saj për konsolidimin e partisë sesa si kërkesë për të kundërshtuar marrëveshjen për emrin.

“Mendoj se të gjitha partitë kanë ndonjë lloj të interesit që kërkojnë zgjedhje të parakohshme. OBRM-PDUKM-ja jo që do t’i fitojë ato zgjedhje, por ka një kryesi të re me një kryetar të ri që disi nuk ka kontroll, as mbi deputetët e as mbi strukturën e partisë dhe zgjedhjet e parakohshme në fakt do ta legjitimonin dhe do t’i jepnin më shumë fuqi brenda subjektit politik që e drejton”, vlerëson Neziri./REL/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...