Edhe Aleanca për shqiptarët do të garojë në zgjedhjet presidenciale

Maqedonia

Edhe Aleanca për shqiptarët do të garojë në zgjedhjet presidenciale

Më: 25 janar 2019 Në ora: 14:07
Aleanca për shqiptarët

Kryetari i Aleancës për shqiptarët (ASH), Ziadin Sela të premten para gazetarëve është përgjigjur lidhur me qëndrimin e partisë së tij për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe mundësin e bashkëpunimit me Lëvizjen Besa të udhëhequr nga Biall Kasami.

“Nuk kam patur kontakte me Lëvizjen Besa në lidhje me atë që flitet në media, për zgjedhjet presidenciale, por e vërteta është që me Lëvizjen Besa kontakte kemi pasur ato ditë para ndryshimeve Kushtetuese. Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm në lidhje me ndryshimet Kushtetuese. Qëndrimi ynë për zgjedhjet presidenciale akoma nuk është zyrtar. Zgjedhjet akoma nuk janë shpallur në fund të fundit, afatet rrjeshin por qëndrimi jonë dihet se cili do të jetë për zgjedhjet presidenciale. ASH do të delë me kandidatin e saj por pastaj është çështja të vendimi se a do të kemi koalicion me ndonjë subjekt politik, për të cilën do të marrin vendim oeganet e partisë”, deklaroi Sela të premten para gazetarëve në Parlamentin e Maqedonisë, transmeton KOHA.

I pyetur nëse ai mund të jetë kandidati i ASH-së për president, Sela tha se nuk ka menduar për këtë, por sipas tij përsëri janë organet e partisë ato që vendosin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat