Ndodhemi në një periudhë kalimtare dhe z. Zaev ka të drejtë ta shfrytëzojë emrin kushtetues,dalëngadalë, të gjithë në të dyja vendet do të harmonizohen me atë që e parashikon Marrëveshja e Prespës, thotë zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa portofol Dimitris Xanakopulos në intervistën për radion greke “Real fm”, lidhur me reagimet në Greqi se kryemistri i Maqedonisë në vend për Maqedoninë së Veriut, flet edhe në Tuiter për Maqedoninë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Mendoj se fqinjët tanë do të tregojnë vullnet të mirë, formalisht, z. Zaev e ka atë të drejtë derisa nuk përfundojnë proceset konkrete dhe proceduar formale dhe jam absolutisht i bindur se z. Zaev do ta tregojë vullnetin politik si e bëri në të kaluarën. Ndodhemi në një periudhë absolutisht kalimtare dhe vlerësimi im është se dalëngadalë, nga dita në ditë, edhe në Greqi, ndërsa veçanërisht në Maqedoninë e Veriut do të harmonizohen me atë që e parashikon dhe atë që e imponon Marrëveshja e Prespës”, thotë Xanakopulos.