Kryeministri Zaev: Prej muajit shtator, për 5 për qind do të rriten pagat e gjykatësve

Maqedonia

Kryeministri Zaev: Prej muajit shtator, për 5 për qind do të rriten pagat e gjykatësve

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 16:12
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ministri i Financave, Dragan Tevdovski, në takimin e realizuar me kryetarin e Shoqatës së Gjykatësve, Xhemali Saiti dhe përfëqasuesve të tjerë, ka premtuar se nga shtatori do të ketë rritje të pagave të gjykatësve për 5 për qind.

“Kryeministri Zaev me përfaqësuesit e gjykatësve ka konstatuar se prej muajit shtator do të realizohet rritje e pagave të gjykatësve dhe nëpunësve gjyqësorë për 5 për qind, dhe se në buxhetin aktual janë siguruar rreth 120 milionë denarë për pagim të kontributeve sipas Ligjit për Gjykata dhe të Nëpunësve Gjyqësorë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë.

Në takim është arritur edhe marrëveshje për formim të grupit të punës me përfaqësuesit e resorëve ministrore për gjetjen e një zgjidhje sistemore për pagat e gjykatësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat