Delegacione të Irlandës dhe Finlandës sot qëndrojnë për vizitë zyrtare në Maqedonisë

Maqedonia

Delegacione të Irlandës dhe Finlandës sot qëndrojnë për vizitë zyrtare në Maqedonisë

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

 

Delegacione të Republikës së Irlandës dhe Republikës së Finlandës sot qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, nikoqir i të cilëve është zëvendëskryetari i Qeverisë Bujar Osmani.

Delegacionet i kryesojnë ministrja shtetërore e Çështjeve Evropiane në Republikën e Irlandës Helen Mekenti, si dhe sekretari shtetëror pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës Samuli Virtanen.

Në takimin e delegacioneve në Sekretariatin për Çështje Evropiane, siç informon kabineti i Osmanit, është paraparë mbajtje e konferencës së përbashkët tematike për media.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, në fillim të këtij muaji, ishte për vizitë zyrtare në Finlandë, në suaza të së cilës u njoftua me prioritetet e presidencës finlandeze me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat