Komunikacioni në Maqedoni, ulet dukshmëria në disa rrugë

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, ulet dukshmëria në disa rrugë

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 09:12
Ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në korsi të lagështa dhe kushte dimërore. Për shkak të mjegullës është ulur dukshmëria prej 30 deri 50 metra në Strazhë, Gjavato dhe Pletvar.

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se prej orës 05:40 është hequr ndalesa për makina të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër, e cila ishte vendosur për shkak të borës.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat