Kosaçev: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO askujt nuk do t’i sjell ndonjë të mirë

Maqedonia

Kosaçev: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO askujt nuk do t’i sjell ndonjë të mirë

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 11:26
Konstantin Kosaçev

Kryetari i Komitetit për marrëdhënie ndërkombëtare në kuadër të Këshillit të Federatës së Rusisë, Konstantin Kosaçev, vlerësoi se nënshkrimi i protokollit të Maqedonisë për në NATO paraqet ndoshta akt simbolik, por është e rëndësime për Aleancën, duke pasur parasysh përplasjet në mes Aleancës dhe Moskës.

“Kjo është më shumë simbolik se sa hap praktik, sepse bëhet fjalë për një vend të vogël e cila nuk ka asnjë rëndësi për NATO-n. Por, kjo është e rëndësishme për Aleancën duke pasur parasysh përplasjen me Rusinë, e cila vazhdimisht tregon rolin destruktiv të NATO-s si mbetje nga lufta e ftohtë”, thotë Kosaçev.

Sipas tij, e gjithë ngjarja rreth Maqedonisë tregon se është e justifikuar pakënaqësia ruse në lidhje me Aleancën. Ai thotë se edhe kritika e presidentit amerikan, Donald Trump në kurriz të NATO-s këtu ka luajtur rol vendimtar.

“Kjo padyshim i ka alarmuar personat zyrtarë të Aleancës në Bruksel, të cilët siç po shihet tani po i tregojnë Uashingtonit se NATO po qëndron mirë dhe se po zgjerohet”, thotë Kosaçev.

Kosaçev gjithashtu shton se ai beson se anëtarësimi në NATO, nuk do t’i sjell ndonjë të mirë as Maqedonisë, as sigurisë së Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat