Ali Ahmeti për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Një negociator mjafton - Bota Sot
Ali Ahmeti për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Një negociator mjafton

Maqedonia

Ali Ahmeti për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Një negociator mjafton

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 09:10
Ali Ahmeti

Kreu i BDI në Maqedoni thotë se pa u zgjidhur kontestet me Serbinë, Kosova nuk mund të ecë përpara drejt integrimeve ndërkombëtare. Në një inttervistë për ABC News, Ali Ahmeti sugjeron që për negociatat mes Prishtinës e Beogradit, mjafton një negociator. Ahmeti foli edhe për sfidat e shqiptarëve në Maqedoni.

Kryetari i BDI Ali Ahmeti mendon se Kosova e Serbia nuk mund të ecin përpara pa zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre, e para Kosova. Në një intervistë për ABC News nga Tetova, Ahmeti duke iu referuar mënyrës se si u negociua Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë e Greqisë, thotë se delegacionet nuk janë lehta.

“Kjo është një çështje shumë sensitive dhe është me shumë ngarkesa emocionale, por unë do jap opinionin tim. Kosova ka qeveri, presidencë dhe pati politike dhe unë mendoj që problemi me Serbinë duhet të mbyllet një herë e përgjithmonë. Nuk mund të jetohet në hasmëri shekullore por nuk mund të ecet përpara pa i mbyllur problemet.

Unë e di që problemi shqiptaro-serb ka një histori shumë të dhimbshme që Kosova të ecë përpara. Këto deklarata unë i bëj duke patur përvojën e këtij vendi se si vetëm një përfaqësues kemi patur që kemi komunikuar me palën greke dhe ai ka informuar institucionet. Me 20 vetë dhe 30 vetë sikur po operohet për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës nuk zgjidhet asgjë.

Negociatat nuk bëhen në televizion dhe përpara opinionit. Janë negociata që kërkojnë seriozitet dhe negociatorët nuk mund të jenë nën ndikim të opinioneve të jashtme. Një negociator mjafton”, tha Ahmeti.

Kreu i BDI, partia e të cilit është në qeverisje thotë se nënshkrimi i protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO është moment historik, ndërsa nga ndryshimet Kushtetuese kanë fituar shqiptarët.

“Sigurisht që është ndryshuar preambula e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe shqiptarët si komb dhe komunitet janë pjesë e shtetbërjes së Maqedonisë. Në jemi në Kushtetutë me përfshirjen e Marrëveshjes së Ohrit. Ndërsa përfaqësimi më 20% do të ndodhë sepse nga ky përfaqësim Kushtetuta nuk cënohet”.

Sipas Ahmetit tani nis zbatimi i përdorimit të shqipes si gjuhë zyrtare, por edhe përzgjedhja e një kandidati për president sa më gjithëpërfshirës. Numri i lartë i partive shqiptare në Maqedoni, sipas kreut të BDI i dobëson shqiptarët në kauzat e tyre, e të mjaftueshme do ishin vetëm 2 të tilla.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...