“Target-Fortesa”, dëshmon Zvonko Kostovski

Maqedonia

“Target-Fortesa”, dëshmon Zvonko Kostovski

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 15:56
Ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov

Informatori Zvonko Kostovski, i cili së bashku me kolegun e tij Gjorgji Lazarevski i nxori bisedat e përgjuara nga DSK-ja, për herë të parë dëshmoi në rastin “Target-Fortesa” për ndërhyrje të paligjshme. Ai ishte në shërbim që nga viti 1993, detyrë pune ka pasur sistemet e monitorimit të komunikimit, por me ardhjen në pushtet të VMRO-DPMNE-së ai u degradua. Ai sqaroi se sistemi i parë i monitorimit i quajtur “Verin” ishte operacional deri në vitin 2009, por paralelisht me të, që nga viti 2008, është testuar sistemi i ri “Najs” .

Zbatimi i sistemit shkonte me vështirësi dhe prandaj punonte edhe sistemi i vjetër në të njëjtën kohë. Ishte me qëllim që kontrollohet nëse sistemi i ri ” Najs” gjithashtu i regjistron bisedat. Implementimi i “Najs-it” filloi kur u instaluan pajisjet për monitorimin e telefonisë celulare, për tre operatorë T- mobile, VIP dhe ONE. ” – theksoi Zvonko Kostovski, Dëshmitar në “Target-Fortesa”

Hapësirat ku u vendos sistemi i përgjimit ishte nën një çelës të ruajtur nga ish shefi Nebojsha Stajkoviq. Të gjithë punonjësit e Departamentit të Teknikës Operative kanë lëvizur me kartela, por në ambientet ku ishin vendosur sistemet, më vonë vetëm disa mund të kalonin me kartelë zyrtare .Për këtë ka vendosur i arratisuri i paditur dhe ish-shefi Goran Grujovski. Kostovski gjithashtu deklaroi se drejtori i DSK-së ka pasur mundësinë të dëgjonte bisedimet.

Kompjuterët u instaluan te të gjithë kryeshefat e departamenteve për të dëgjuar, si dhe te drejtori i Drejtorisë. Drejtori pati mundësinë të dëgjonte bisedat nga të dyja sistemet, por për kryeshefat nuk më kujtohet saktësisht. ” – u shpreh Zvonko Kostovski, Dëshmitar në “Target-Fortesa”

Në rastin Fortesa-Target janë paditur të arratisurit Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovski, ish-ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov dhe ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat