Gazetari Besian Leka: Banorët ishin të parët që i nxorën të lënduarit nga aksidenti

Maqedonia

Gazetari Besian Leka: Banorët ishin të parët që i nxorën të lënduarit nga aksidenti

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 22:50
Gazetari Besian Leka

Në aksidentin tragjik në Shkup ku humbën jetën 13 persona, shumica e pasagjerëve nga autobusi janë nxjer nga vetë banorët e fshatit Llaskarcë.

Gazetari Besian Leka i cili ka qenë ndër të parët që ka raportuar për aksidentin tragjik në Shkup, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se shumica e të lënduarve në aksident u nxorën nga vetë banorët e fshatit.

Raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u rrokullisur./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat