Analizë: Policia dhe Ministria e Arsimit janë më jo transparente për furnizimet publike

Maqedonia

Analizë: Policia dhe Ministria e Arsimit janë më jo transparente për furnizimet publike

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 13:44
Foto

Qendra e Komunikimeve Civile e publikoi rangimin më të ri vjetor të ministrive, sekretariateve dhe të Kuvendit të Maqedonisë sipas transparencës, llogaridhënies dhe integritetit të furnizimeve publike, shkruan Meta.mk.

Sipas hulumtimit, institucionet më mira të ranguara janë ato që harxhojnë më pak para dhe e kundërta.

Më pak të ranguara janë Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punëve të Brendshme, me plotësimin e vetëm 37 për qind të kritereve të konfirmuara, ndërsa më mirë të ranguara janë Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe Sekretariati për Çështje Evropiane, që plotësojnë 71 për qind të kritereve.

“Gjashtë institucionet më lartë të ranguara, me plotësim procentual mes 61-71 për qind, harxhojnë pjesë më të vogël të parave për furnizime publike, gjegjësisht 15 për qind të mjeteve të përgjithshme që i kanë harxhuar institucionet e përfshira. E kundërta e kësaj, dy institucionet me plotësim më të ulët procentual, mes 31-37 për qind, harxhojnë madje 39 për qind të mjeteve të përgjithshme për furnizime publike. Prej tyre, institucioni më poshtë e ranguar është Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka edhe vëllim më të madh të furnizimeve”, thuhet në hulumtim.

Asnjë institucion nuk i ka plotësuar të gjitha ose të paktës një pjesë dominante nga kriteret e konfirmuara për transparencë, llogaridhënie dhe integritet në të gjitha fazat e ciklit të furnizimeve publike, gjegjësisht nga konfirmimi i nevojave për furnizimet, përmes planifikimit të zbatimit të tenderëve, deri në realizimin e marrëveshjeve.

“Të gjitha institucionet e analizuara ndodhen në tre nivelet e mesme të rangimit. Asnjë institucion nuk është i ranguar në nivelin më të mirë ‘artë’ të transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në furnizimet publike, as në nivelin më të ulët. Më shumë institucione janë ranguar në nivelin e ‘përkufizuar’ me plotësimin e kritereve mes 40 dhe 60 për qind. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për rangim në bazë të 31 kritereve të konfirmuara nga obligimet që rrjedhin nga ligji për furnizime publike, nga obligimet që rrjedhin nga Plani aksionar të partneritetit të hapur qeveritar 2016 -2018 dhe nga obligimet që i imponon praktika e mirë, rrjedh se ‘institucionet në Maqedoni nuk investojnë përpjekje të mjaftueshme që të garantojnë harxhim efikas dhe racional të parave publike’, thuhet në hulumtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat