Deskoska për ANA-MPA: Ndjej se kam ardhur në një vend mik, ndjej atmosferë pozitive

Maqedonia

Deskoska për ANA-MPA: Ndjej se kam ardhur në një vend mik, ndjej atmosferë pozitive

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 15:36
Ministrja e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Renata Deskoska

Konsideroj se është privilegj fakti që jam ministrja e parë që vjen këtu pas zbatimit të Marrëveshjes së Prespës. Ndjej se kam ardhur në një vend mik, ndjej atmosferë pozitive, thotë ministrja e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Renata Deskoska, për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA për vizitën e parë në Greqisë pas hyrjes së fuqi të Marrëveshjes së Prespës, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Deskoska fundjavën e kaluar mori pjesë në Forumin parë rajonal në Selanik, në të cilin, siç thotë “të gjithë folësit kanë pasur të thonë diçka pozitive për Marrëveshjen e Prespës dhe t’u urojnë kryeministrave Zaev dhe Cipras për vizionin e tyre”. Ndërsa për zgjidhjen mes dy vendeve, thekson se “nuk ekziston marrëveshje ideale”.

“Kur negocion, duhet të bësh lëshime, sepse ky është thelbi i kompromisit. Diçka merr, ndërsa humb diçka tjetër. Konsideroj se edhe dy vendet kanë qasje të hapur gjatë bisedimeve, durim dhe i dinin linjat e kuqe dhe nevojat themelore të tjetrit, dhe kështu erdhi deri në kompromis që ishte bazë e mirë që ta kemi këtë marrëveshje”, thotë Deskoska.

Ministrja e Drejtësisë konsideron se tani marrëdhëniet dypalëshe do të kalojnë në nivel të lartë politik dhe do të jenë më të mira edhe në nivel politik edhe në atë ekonomik në krahasim me atë paraprak, ndërsa do të rritet edhe shkëmbimi i vizitave të ministrave, akademikëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

“Këto lloje kontakti mungonin më parë. Për shembull, për reformat në Ministrinë e Drejtësisë kemi përdorur përvoja dhe ndihmë nga ekspertët e huaj, të cilët na ndihmuan në këtë proces. Kemi pasur ekspert nga Sllovenia, Bullgaria, Kroacia, por jo edhe nga Greqia. Me këtë marrëveshje edhe ekspertët nga Greqia janë të mirëseardhura të ndihmojnë në reformat që i bëjmë që të ta përgatisim ambientin për intregrim”, sqaron Deskoska për ANA-MPA”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat