Katër herë më shumë azilkërkues nga Shqipëria sesa Maqedonia e Veriut në BE+

Maqedonia

Katër herë më shumë azilkërkues nga Shqipëria sesa Maqedonia e Veriut në BE+

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 14:05
EASO

21880 qytetarë të Shqipërisë kanë kërkuar azil, për herë të parë apo më kërkesa të përsëritura, në 28 vendet e Bashkimit Evropian e Norvegji dhe Zvicër në vitin 2018, numër ky mbi katër herë më e madhe sesa i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, thonë të dhënat nga Zyra Evropian për përkrahje Azili (ang. EASO).

Nga ky numër, 18937 qytetarë të Shqipërisë kanë kërkuar azil për herë të parë ndërsa 2943 për herë të dytë apo të tretë.

Qytetarët e Serbisë vijnë pas Shqipërisë me 6146 kërkesa (4315 për herë të parë e 1831 me kërkesa të përsëritura); ata nga Kosova me 5365 kërkesa ( 3962 + 1403); Maqedonia e Veriut me 4788 (3243 + 1545); Bosnja dhe Hercegovina me 2133  (1511 + 622) dhe Mali i Zi me 616 kërkesa (356 + 260).

Sipas të dhënave të EASO, qytetarët nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë numrin më të madh të kërkesave të përsëritura, pasi që herën e parë u është refuzuar kërkesa prë azil.

1831 qytetarë nga Serbia kanë bërë kërkesa më shumë se një herë, ndërsa 1545 nga Maqedonia e Veriut, thonë të dhënat e EASO për vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat