Delegacion i Kuvendit në Sesion Dimëror të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së

Maqedonia

Delegacion i Kuvendit në Sesion Dimëror të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 14:49
OSBE

Delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nesër dhe pasnesër në Vjenë do të marrë pjesë në Sesionin Dimëror të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Në agjendën e kësaj mbledhjeje të tri komiteteve të përgjithshme të AP-së së OSBE-së, do të shqyrtohen ngjarjet aktuale në OSBE dhe për sesionin e ardhshëm vjetor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që do të mbahet prej 4 deri më 8 korrik 2019 në Luksemburg.

Komisioni i parë do të debatojë “Zgjidhjen e konflikteve afatgjatë: mjetet dhe mekanizmat e OSBE-së” , i dyti për “Sundimin e mirë në sferën e luftës kundër korrupsionit, larjes së parave dhe financimit të terrorizmit në rajonin e OSBE-së”, dhe i treti për “Vëllimi i kufizimeve legjitime të drejtave të njeriut në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme “.

Siç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, shefi i delegacionit është deputeti Vlladimir Gjorçev, ndërsa do të marrin pjesë edhe deputetet Jagoda Shahpaska dhe Rexhail Ismaili.

Deputetët Shahpaska dhe Ismaili do të marrin pjesë edhe në mbledhjen e „Grupit për mbështetje të Rrugës së mëndafshtë“ („Silk Road Support Group”) të AP-së së OSBE-së që do të mbahet më 20 shkurt 2019, në cilësinë e anëtarëve të këtij grupi nga Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në AP-në e OSBE-së.

Pjesëmarrësve në këtë sesion fjalime përshëndetëse do t’u mbajë Volfgang Sobotka, kryetar i Këshillit Nacional të Austrisë; George Cereteli, kryetar i AP-së së OSBE-së; Mirosllav Lajçak, kryesues i OSBE-së dhe ministër i Punëve të Jashtme i Sllovakisë dhe Tomas Gremingerр sekretar i përgjithshëm i OSBE-së, citohet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat