Presidencialet, fleta e votimit do të jetë e njëjtë si në vitin 2014

Maqedonia

Presidencialet, fleta e votimit do të jetë e njëjtë si në vitin 2014

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 16:39
KSHZ

Fleta e votimit për zgjedhjet presidenciale do të ketë pamje të njëjtë si ajo e zgjedhjeve të vitit 2014. Në atë nuk do të jetë e shkruar emri i shtetit por do të ketë flamur, numrat dhe emrat e kandidatëve.

MPB ka dorëzuar deri tek KSHZ dhe Enti Shtetëror për Statistika konkluzionet finale të listës zgjedhore. Nuk priten probleme rreth pastrimit sepse disa departamente vazhdimisht kanë përditësuar të dhënat për ato të cilët kanë arritur moshën madhore, ndërsa të vdekurit janë larguar nga lista.

Komisioni i ka konfirmuar edhe format e propozimit për zgjedhjet presidenciale dhe për zgjedhjet në komunat e Dibrës, Ohrit dhe Novo Sellës.

Nga 8 shkurti deri më 14 mars diaspora do të ketë mundësi që të paraqitet për votim nëpër përfaqësitë konsullore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat