Personat me aftësi të kufizuara, më shumë qasje për të votuar

Maqedonia

Personat me aftësi të kufizuara, më shumë qasje për të votuar

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 16:40
Foto Ilustrim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, me iniciativë të shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, do të mundësojë më shumë qasje për personat e kësaj kategorie, në ushtrimin e të drejtës së tyre të votës. Këtë e deklaroi kreu i KSHZ-së Oliver Derkoski në konferencën e sotme për media, me shoqatën “Inkluziva”.

Tashmë në zgjedhjet presidenciale që pasojnë më 21 prill do të mundësojmë inklusivitet më të madh për këto persona fillimisht me mundësi për ndjekjen e seancave tona për të cilat tani do të shfrytëzojmë edhe interpretues, t’u mundësohet personave me aftësi të kufizuara që t’i ndjekin seancat tona dhe të informohen. Aty vendoset për të gjithë proceset që ndodhin këtu në KSHZ. Po ashtu do t’u mundësojmë më shumë qasje te vendvotimet. Aty ku ka mundësi për ndërhyrje teknike, do të ndërhymë”- theksoi Oliver Derkovski, kryetar i KSHZ-së.

Qeveria të ndërmarrë masa për përshtatjen e ligjeve zgjedhore me dispozitat e konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Mirëpo këtë çështje të mos e zgjidhin vetë por të përfshijnë persona me aftësi të kufizuara dhe shoqata të qytetarëve të cilët i përfaqësojnë të drejtat e tyre dhe përfaqësojnë këtë proces. Të ndryshohen dispozitat ligjore për t’u mundësuar që personat me aftësi të kufizuara të cilët jetojnë në familje kujdestare të votojnë në vendin ku janë, i cili mund të jetë i ndryshëm nga vendi i lindjes”- pohoi Blagica Dimitrovska nga shoqata “Inkluziva”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat