Maqedonia e Vetme: Zaevi sikurse Gruevski, urdhëron arrestime sipas listës së përgatitur

Maqedonia

Maqedonia e Vetme: Zaevi sikurse Gruevski, urdhëron arrestime sipas listës së përgatitur

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 11:22
Maqedonia e Vetme

Nga Maqedonia e Vetme kanë reaguar ndaj mënyrës se si po zhvillohet lufta kundër krimit në vend dhe akuzojnë Zoran Zaevin se këtë po e bënë sikur paraardhësi i tij Nikolla Gruevski.

Nga Maqedonia e Vetme thonë se Nikolla Gruevski pas fitores në zgjedhjet e vitit 2006 përgatiti në listë prej 25 funksionarë të LSDM-së së mposhtur, të cilët një nga një i ndoqën sipas vlerësimit politik, për të tërhequr vëmendjen e opinionit nga skandalet dhe ngjarjet e padëshirueshme të lidhur me pushtetin e atëhershëm të VMRO-DPMNE-së.

“Zoran Zaev tani po ndjek gjurmët e Gruveskit duke përpunuar dhe montuar ngjarje të krimit kur ka diçka negative në rejtingun e qeverisë së LSDM-së, ndërsa e gjithë kjo ndodh sipas një liste të përgatitur”, thonë nga Maqedonia e Vetme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat