Teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit s’u ndërtua për 5 vite, ELEM: Do të jetë gati në sezonin e ardhshëm

Maqedonia

Teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit s’u ndërtua për 5 vite, ELEM: Do të jetë gati në sezonin e ardhshëm

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 15:14
Foto Ilustrim

Premtimi për ndërtimin e teleferikut të ri me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit këtë vit u bë i vjetër pesë vjet. Ndonëse kontrata e parë e nënshkruar për ndërtimin e teleferikut ka qenë më 10 mars 2014, teleferiku ende nuk është plotësisht i ndërtuar dhe nuk është vënë në punë. Sërish ashtu siç është premtuar pesë vite rradhazi, premtohet që teleferiku do të jetë gati për sezonin 2019/2020.

“Sipas planit të dinamikës, për t’i realizuar aktivitetet e ndërtimit të gjashtë ulëses koha e parashikuar, në kushtet e mira klimatike, është shtatë deri në nëntë javë. Pritet që në sezonën 2019/2020 të vihet në përdorim teleferiku i ri me gjashtë ulëse”, thonë nga kompania Leitner, kompani kjo e cila ka fituar tenderin nga ELEM për ndërtimin e teleferikut.

Edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, para pak  kohësh në emision Click Plus premtoi se ky teleferik do të jetë gati dhe do të vihet në funksion sezonin e ardhshëm (2019/2020).

“Teleferiku me gjashtë ulëse do të përfundojë së shpejti. Jam i bindur që në sezonin e ardhshëm do ta kemi në funksion. Mund edhe të më mbani për fjale për këtë që them”, tha ministri Bekteshi.

Pesë vitet e kaluara ka pasur probleme të shumta në realizimin e këtij projekti. Ndonëse afati për realizim të kontratës, kur është nënshkruar në vitin 2014 ka qenë 12 muaj, edhe sot ky projekt ngelet i papërfunduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat