Incidenti në burgun e Shutkës, Gjykata Penale: duhet vend adekuat për personat e rrezikuar. Deskoska dhe Jovevski: do të ketë hetim

Maqedonia

Incidenti në burgun e Shutkës, Gjykata Penale: duhet vend adekuat për personat e rrezikuar. Deskoska dhe Jovevski: do të ketë hetim

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 18:05
Burgu Iustrim

Pas incidentit të djeshëm që ndodhi në burgun e Shutkës, në të cilin u sulmuan dy ish ministrat, Spiro Ristovski dhe Mile Janakievski, një gjykatës nga Gjykata Penale në Shkup ka vizituar të dyshuarit dhe ka zhvilluar bisedë.

Nga Gjykata njoftojnë se gjatë vizitës është konstatuar se gjendja në burg është e qetë dhe të gjitha aktivitetet e personave të burgosur zhvillohen pa pengesa.

Nga Gjykata Penale kumtojnë se nga Drejtoria për mbajtje të sanksioneve do të kërkojnë që të propozojnë shtëpi të tjera ndëshkuese përmirësuese në vend që kanë kushte të përshtatshme për të paraburgosur të caktuar të cilët vlerësojnë se nuk janë të sigurt në Burgun në Shkup, prej ku kërkojnë të ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit dhe të bëhet revizion të ndërrimeve për shëtitje të të burgosurve. 

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, paralajmëroi se për këtë rast do të ketë hetim. Sipas saj, është e nevojshme të shqyrtohet nëse është bërë lëshim dhe në mënyrë plotësuese të vërtetohet përgjegjësia, pa dashur të komentojë nëse është incident i provokuar.

“Bëhet fjalë për ngjarje të pakëndshme, e cila meriton hetim dhe do të bëhet. Njëra është se raport do të japë vetë Shtëpia ndëshkuese përmirësuese në Shkup se nëse janë respektuar procedurat dhe nëse është bërë lëshim. Nëse ka pasur dhunë fizike, atëherë ajo është vepër penale, që duhet të jetë lëndë hetimi edhe i prokurorit publik. Shteti duhet të sigurojë mbrojtje të të drejtave të njeriut për të gjithë, pa marrë parasysh se për çfarë vepre penale gjenden në paraburgim”,- u shpreh ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska.

Kryeprokurori, Lupço Jovevski, theksoi se prokuroria do të veprojë për të shqyrtuar se nëse ka pasur tejkalim të kompetencave dhe autorizimeve të personave zyrtarë.

“Kuptohet se ne atë e ndjekim, për momentin nuk di se çfarë informata ka prokurori kompetent. Ju është e njohur se në pjesën për tejkalimin e autorizimeve të personave të caktuar zyrtarë, tani në suaza të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, ekziston një seksion i veçantë që do t’i hetojë këto raste. Për momentin nuk di nëse këtë rast prokuroria do ta kontrollojë”,- tha kryeprokurori, Lupço Jovevski.

Për momentin të dy ministrat janë vendosur në repartin e ashtuquajtur të Hagës në burgun e Shutkës, prej ku bëhet e ditur se janë të sigurt. 

Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski prej të mërkurës në mbrëmje ndodhen në burgun e Shutkës me kërkesë të Prokurorisë Publike, e cila i ngarkon për ngjarjet e dhunshme në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat