Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 11:31
Olta Xhaçka dhe Radmilla Shekerinska

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Vizita zyrtare ka filluar në orën 9, me pritjen ceremoniale që i ka bërë ministrja e Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska. Pas ceremonisë të dy ministret do të mbajnë takim tet-a-tet, ndërkaq më pas pritet që të takohet me kryeministrin Zoran Zaev.

Konferencë për shtyp e dy ministreve do të mbahet në ora 11, ndërkaq në orën 11:45, Xhaçka do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat