Bogoevski: Nuk e paskam ditur që “Luani i Forinës” paska qenë kaq i dobët

Maqedonia

Bogoevski: Nuk e paskam ditur që “Luani i Forinës” paska qenë kaq i dobët

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 16:38
Pavle Bogoevski

Deputeti Pavle Bogoevski, ka komentuar veprimin e djeshëm të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi i cili ndaloi mbledhjen e Kuvendit gjë që rezultoi me shpëtimin e mandatit të Trajko Veljanoskit, ish-kryetarit të Kuvendit.

“Ne me votën tonë e zgjodhëm Talat Xhaferin më 27 prill, e kjo rezultoi me tentim për të na vrarë gjithë neve nga një akt terrorist në dhomën ligjvënëse. Ai as gërvishtje nuk kishte. Ai mbrëmë e keqpërdori të njejtin Kuvend, duke e mbrotjur organizatorin e këtij sulmi nga paraburgimi dhe duke na bërë neve budallenj.

Sot nëpër media lexova informacione se seancat e Kuvendit janë anuluar pasi shumica e deputetëve janë në udhëtime zyrtare. Kjo është edhe një gënjeshtër që sipas gjitha gjasave del nga kabineti i tij” shkruan në Facebook deputeti Bogoevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat