Janë ngritur 11 procedura disiplinore në burgun e Shuto Orizares

Maqedonia

Janë ngritur 11 procedura disiplinore në burgun e Shuto Orizares

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 10:29
Foto Ilustrim

Janë caktuar masat e para të përgjegjësisë për dy incidentet në burgun e “Shkupit” në Shuto Orizare.

Siç njoftojnë për “DW” deri tani janë ngritur së paku 11 procedura për personat tek të cilët janë vërejtur lëshime në procedim.

Numri nuk është përfundimtar. Nga atje sqarojnë se “shkeljet disiplinore” kanë të bëjnë me lëshime të rënda, ndërsa “parregullsitë disiplinore” kanë të bëjnë me lëshime më të lehta.

Nga atje gjithashtu konfirmojnë se dje deri tek Qeveria është dorëzuar raporti i plotë nga hetimi në burg, pas inspektimit të shkaqeve dhe rrethanave në të cilën në të njëjtën ditë ndodhën të dy incidentet, ku u sulmuan të paraburgosurit Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski.

Përveç raportit, dje deri tek Qeveria është dorëzuar edhe dorëheqja e drejtorit të burgut, Gjoko Koteski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat