VMRO-DPMNE: Maqedonia është vendi i vetëm në Evropë që ka të burgosur politik

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Maqedonia është vendi i vetëm në Evropë që ka të burgosur politik

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 10:43
VMRO-DPMNE

Partia opozitare maqedonase përmes një kumtese për media thekson se Maqedonia është shteti i vetëm në Evropë, që në burgjet e saj ka të burgosur politik, gjegjësisht njerëz viktima nga pushteti.

Ata thonë se faji i vetëm i këtyre të burgosurve është që kanë ngritur zërin kundër politikave të LSDM-së dhe Zoran Zaevit.

“I faluri Zaev nuk e pati të mjaftueshme të burgosë këto njerëz dhe të urdhërojë aktgjykime kundër tyre, ndërsa tani dëshiron edhe jetën e tyre. Nuk ndalen kërcënimet publike ndaj funksionarëve të VMRO-DPMNE-së nga ana e ‘Grupit të Kumanovës’, njerëz të cilëve Zaev ju ka premtuar amnisti dhe asnjëherë hetime ndërkombëtare për ngjarjet në të cilat humbën jetën zyrtarët policorë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se institucionet nuk reagojnë në kërcënime të tilla dhe me këtë hapen dyshimet se mund të kenë mbështetje nga strukturat e pushtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat