Përdorimi i mazutit për ngrohje të objekteve është ndotës i madh i ajri

Maqedonia

Përdorimi i mazutit për ngrohje të objekteve është ndotës i madh i ajri

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 11:50
Punëtori për fillimin e procesit konsultativ për ndryshim të Ligjit për të punësuar në sektorin publik dhe në Ligjin për zyrtarët administrativ

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) ka organizuar punëtori, me qëllim që të fillohet procesi konsultativ për ndryshim të Ligjit për të punësuar në sektorin publik dhe në Ligjin për zyrtarët administrativ, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç theksoi sekretari shtetëror i MSHIA-së, Jahi Jahija, institucionet të cilat janë të përfshira me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik kanë pasur mundësi që t’i paraqesin qëndrimet dhe propozimet në lidhje me pyetjet të cilat gjatë periudhës së kaluar të zbatimit kanë shkaktuar këndvështrime dhe interpretime të ndryshme.

Ato janë çështjet për fushëveprimin e institucioneve nga sektori publik, klasifikimi i të punësuarve, të drejtat e tyre dhe obligimet, Katalogu i vendeve të punës, aktet për organizim të brendshëm dhe sistematizimi i vendeve të punës, Regjistri i të punësuarve, përgatitja e planeve vjetore për punësim, llojet e punësimeve si dhe mobiliteti në sektorin publik. Pritjet nga kjo punëtori janë që hapur të debatohen të gjitha çështjet e hapura që i prekin të gjitha institucionet e përfshira me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik. Nga konkluzionet do të dalin rekomandimet për ndryshim të këtyre dy ligjeve.

Kjo është punëtoria e dytë e këtij lloji, nën organizim të MSHIA. Në bazë të diskutimeve paraprake janë identifikuar problemet kyçe në zbatimin e ligjeve dhe janë propozuar zgjidhje për tejkalimin e tyre. Punëtoria është mbajtur me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat